9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sekretari i PDK’së tregon nëse është certifikuar Xhavit Haliti

Rekomandime

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka konfirmuar certifikimin e Xhavit Halitin si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Gjoshi, në emisionin ‘Kosova Voton’ në televizionin T7, ka konfirmuar kandidimin e Halitit si deputet, për të cilin ka thënë se nuk ka qenë në mesin e 47 kandidatëve që kanë pasur probleme me ligjin në 3 vitet e fundit.

- Advertisement -

“Zotëriu që po e përmend (Xhavit Haliti) nuk ka ndonjë denim. Kosova ka rend juridik dhe shumë shkallshmëri të Gjykatave. Është çertifikuar komplet lista e Partisë Demokratike, z. Haliti nuk ka vendim të formës së prerë”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i PDK’së u pat dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1,250 euro gjobë, pas sulmit ndaj ish-deputetit të LDK’së, Arben Gashit.

Pjesë e sulmit ka qenë edhe ish-deputeti i AAK’së, Gani Dreshaj, i cili është dënuar për vepër penale kanosje, pasi i kishte thënë Gashit “kom me ta prishë fytyrën”.

- Advertisement -

Lista e kandidatëve për deputetë të partisë së Dreshajt nuk është certifikuar, për shkak të personave me aktvendime të formës së prerë nga gjykatat në tri vitet e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit