Gjermania konsideron se Serbia duhet ta njoh Kosovën në kufijtë ekzistues dhe pas zgjedhjeve do të mbështes liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, që përputhet me interesat e tyre, tha për “Kosovo-online” njohësi i raporteve dhe diplomati i karrierës Zoran Milivojeviç.
“Platforma e Kurtit i përgjigjet strukturave që nuk kanë mirëkuptim për bisedime të gjata dhe kërkimin e zgjidhjeve që do të nënkuptonte sjelljen në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës. Kjo është politikë që angazhohet për zgjidhje në bazë të realitetit në bazë të pranimit të pavarësisë së Kosovës dhe kufijve të rinj në këto hapësira duke përfshirë Serbinë pa Kosovën”, tha ai.
Sipas tij, ky është qëndrimi gjerman dhe në këtë kuadër duhen pritur zhvillimin e mëtejmë të dialogut. “Kjo është ajo që Merkel ka thënë, kur ishte herën e fundit në Beograd në kohën e Tadiç. Ishte ide që së pari institucionet paralele të hiqen dhe kjo u zgjodh me marrëveshje të Brukselit. Është e qartë se qendrave të fuqisë në perëndim i konvenon një qasje e tillë. Shtetësia e Kosovës nuk është vërtetuar qe 12 vjet dhe kjo përbën problem. Gjermania konsideron se kjo duhet të zgjidhet dhe duhet të njihet pavarësia dhe kjo çështje të marr fund”, tha Milivojeviç.
Kur bëhet fjalë për amerikanët, ai thotë se nga administrata e Biden mund të pritet t’i bashkëngjitet Brukselit, përkatësisht të largohen të gjitha pengesat që kanë ekzistuar në relacionin Berlin-Uashington.
“Ajo që ishte roli i Grenellit dhe qëndrimi i administratës është që amerikanët të paraqiten në mënyrën pragmatike, të kërkojnë zgjidhje që shkon në dobi të qëndrimit të Serbisë që mos të bisedohet për statusin por për ambientin ka rënë poshtë. Uashingtoni do të anojë në dhënien e dritës së gjelbër BE-së dhe linjës gjermane, që për atë të diskutohet direkt në kuptimin e interesit të shumicës në BE – që Serbia të njoh Kosovën”, tha ai.
Ai shprehet se është e qartë se në periudhën e ardhshme, Gjermania do ta ketë fjalën kryesore me mbështetjen e ShBA-ve dhe në atë mënyrë si ishte në kohën e Obamas, por tash me më shumë energji që të arrihet zgjidhja.
“Kurti përputhet në tregim. Është realitet se partia e Kurtit qëndron më së miri dhe me shumë gjasë të shënojë fitore në zgjidhje. Kurti nuk është nga garnitura e parë e UÇK-së, ai u lirua nga burgu pas ndryshimeve të tetorit në Serbi dhe perëndimi e sheh si dike që mund të jetë bartës i politikës së re pa UÇK dhe garniturën e luftës”, tha Milivojeviç.
Sipas parashikimeve, Kurti pas zgjedhjeve mund të bëhet kryeministër.
“Nëse perëndimi ka atë interes, do t’i gjendet partneri për krijimin e koalicionit pas zgjedhjeve. Do të gjejnë variant nëse duhet edhe koalicion i madh. Kjo para së gjithave nuk varet nga Prishtina. Në bazë të rezultateve do të vendoset shumica që përgjigjet dhe do të jetë e dëgjueshme për interesa të tyre. Mund të krijojnë kombinim me Hoxhajn, mbase edhe me LDK e Mustafës e Hotit si dhe Pacollin që merr 3-4 deputetë. Sepse në interesin e tyre është të kenë qeveri stabile dhe pastaj të hyhet në qëllime strategjike“, konsideron Milivojeviç.
Sipas tij, si do që të ketë, pas zgjedhjeve Serbinë e pret një presion i madh që të pranohet pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e rinj