8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rasti i mashtrimit me viza – Milaim Zeka del para gjykatës, përmend edhe Hashim Thaçin dhe Aleksandër Lumezin

Rekomandime

Ish-deputeti i akuzuar për mashtrim me viza, ka thënë se ka prova që vërtetojnë se akuzën ndaj tij e kishte filluar ish-presidenti Hashim Thaçi, kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe prokurori special Afrim Shefkiu.

Ai këtë deklarim e ka dhënë në gjykimin ndaj tij dhe të akuzuarve I.K dhe E.K., të cilët po ngarkohen me veprat penale “Mashtrimi”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Pastrimi i parave”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

“ Kam përgjime telefonike ndaj atyre që e kanë fillu këtë aktakuzë, ndaj Hashim Thaçit, Aleksandër Lumezit dhe Afrim Shefkiut. Këtij prokurorit (duke iu referuar prokurorit Atdhe Dema) ia kanë lënë këmbët e arushës në dorë”, ka thënë i akuzuari Milaim Zeka.

Për këtë arsye, ai ka thënë se po etiketohet si “mashtrues i vizave”, “mashtrues i 900 personave”, e që sipas të akuzuarit M.Z., këto etiketime e kishin vr* arë moralisht.

“Për mua, prej që kam lind më ka dënuar regjimi i Titos, Millosheviqi ma ka vr* rarë familjen, por kërkush nuk më ka v ra moralisht se sa akterët e kësaj aktakuze të turpshme për të cilat kam dëshmi”, ka thënë i akuzuari M.Z.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit