Dega e NISMA-s në Leposaviq ka kaluar e gjitha në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka falënderuar për besimin kryesinëd dhe strukturën e degës së partisë NISMA në fshatrat Bistricë, Cerajë, Vllahi dhe Koshtovë e Albanikut.
“Këto fshatra veriore të banuara me shqiptarë kanë qenë të lëna pas dore nga pushteti qendror, anipse gjenden në një pozicion mjaftë strategjik. Prandaj është obligim i yni që të kujdesemi për to dhe këtë do ta bëjë kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurti, z.Albin Kurti. #KrejtdheDrejt me Albinin Kryeministër” – shkruan Bahtiri ndër të tjera.
Shkrimi i plotë i Bahtirit”
Fshatrat shqiptare të Albanikut vendosën KREJT dhe DREJT •
Sot, së bashku me ish ministrin dhe kandidatin për deputet, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Qendrës në Mitrovicë dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka, mirëpritëm në Lëvizjen Vetëvendosje Kryesinë dhe strukturën e degës së partisë NISMA në fshtrat Bistricë, Cerajë, Vllahi dhe Koshtovë të Albanikut (ish Leposaviqit). Falënderojmë për besimin z.Xhemshit Bekteshi, kryetar degës nga Kushtova e Vllahisë, z.Adem Ademi, nënkryetar nga Ceraja, z. Enver Aliu, sekretar nga Ceraja dhe z. Blerim Behrami, kryetar i nëndegës në Bistricë që së bashku me shumë aktivistë iu bashkangjitën Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe vullnetit të popullit për referendum.
Këto fshatra veriore të banuara me shqiptarë kanë qenë të lëna pas dore nga pushteti qendror, anipse gjenden në një pozicion mjaftë strategjik. Prandaj është obligim i yni që të kujdesemi për to dhe këtë do ta bëjë kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurti, z.Albin Kurti. #KrejtdheDrejt me Albinin Kryeministër
AB