21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Shuhet dega e Nismës në këtë qytet, kalojnë komplet në Vetëvendosje

Rekomandime

Dega e NISMA-s në Leposaviq ka kaluar e gjitha në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka falënderuar për besimin kryesinëd dhe strukturën e degës së partisë NISMA në fshatrat Bistricë, Cerajë, Vllahi dhe Koshtovë e Albanikut.

“Këto fshatra veriore të banuara me shqiptarë kanë qenë të lëna pas dore nga pushteti qendror, anipse gjenden në një pozicion mjaftë strategjik. Prandaj është obligim i yni që të kujdesemi për to dhe këtë do ta bëjë kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurti, z.Albin Kurti. #KrejtdheDrejt me Albinin Kryeministër” – shkruan Bahtiri ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Bahtirit”

- Advertisement -

Fshatrat shqiptare të Albanikut vendosën KREJT dhe DREJT •

Sot, së bashku me ish ministrin dhe kandidatin për deputet, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Qendrës në Mitrovicë dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka, mirëpritëm në Lëvizjen Vetëvendosje Kryesinë dhe strukturën e degës së partisë NISMA në fshtrat Bistricë, Cerajë, Vllahi dhe Koshtovë të Albanikut (ish Leposaviqit). Falënderojmë për besimin z.Xhemshit Bekteshi, kryetar degës nga Kushtova e Vllahisë, z.Adem Ademi, nënkryetar nga Ceraja, z. Enver Aliu, sekretar nga Ceraja dhe z. Blerim Behrami, kryetar i nëndegës në Bistricë që së bashku me shumë aktivistë iu bashkangjitën Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe vullnetit të popullit për referendum.

- Advertisement -

Këto fshatra veriore të banuara me shqiptarë kanë qenë të lëna pas dore nga pushteti qendror, anipse gjenden në një pozicion mjaftë strategjik. Prandaj është obligim i yni që të kujdesemi për to dhe këtë do ta bëjë kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurti, z.Albin Kurti. #KrejtdheDrejt me Albinin Kryeministër

AB

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit