26.9 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Kush është “qorri” që u vra nga Policia në Prizren, e kaluara e tij lidhet të paktën me tri vepra penale

Rekomandime

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” u vra sonte nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.

- Advertisement -

Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri “qorrit” dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

Policia njoftoi se ai po kërkohej për veprën penale “Tentim vrasje”, ndërsa Gazeta Sinjali duke u thirrur në burime të saja raportoi se viktima Besnik Shala, dyshohet se ditë më parë kishte plagosur vëllain e tij.

Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

- Advertisement -

Përveç veprës penale të lartëcekur nga policia, Gazeta Sinjali mëson se emri i viktimës lidhet të paktën me tri vepra të tjera penale.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali ai dyshohet se në të kaluarën ka kryer veprat penale, “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

- Advertisement -

Persona të afërt me viktimën thanë se ai ishte i dhënë edhe pas fesë islame.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit