2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Maca Mace, edhe t’grrithë (LDK)

Rekomandime

Maca Mace, edhe t’grrithë (LDK)

- Advertisement -

1. Vjosa Osmani.
Me fjalët e saj për shkeljet e rënda të KQZ-së, e ka bërë dëmin e njejtë sikur të merrte masa konkrete kundër KQZ-së.

Dhe i ka bërë dëm vetëm vetvetes.
Sepse KQZ vazhdon me padrejtësi dhe me shkelje ligjore, normal si deri më sot.

Nuk do të kishte pasur më shumë shamje dhe kundërshti kundër Vjosa Osmanit, sikur ajo të ndërmerrte masa konkrete ndaj KQZ-së dhe thjesht t’i shkarkonte, pa pasur nevojë t’u ‘matej’ me fjalë.

- Advertisement -

Kështu vepron kush s’merr vesh në politikë.
Pra: e bën dëmin kundër vetvetes, pa fituar asgjë, ama bash asgjë.

Dhe, ndëshkimin (drejtësinë e munguar në KQZ) e shtyn për një ditë tjetër (për të ardhmen), nëse KQZ nuk mbushet mend dhe nuk pendohet.

- Advertisement -

Ka vakt për drejtësi.

Presidentja nuk është pedagoge që t’ua tërheq vërejtjen nxënësve, por kur konstaton parregullësi dhe ndërhyrje mafioze në KQZ, e ka për obligim kushtetues të merr masa ligjore, konkrete, e jo t’i qortojë ‘nxënësit’ e KQZ-së.

2. Njëra e LDK-së.
Ndër ata që e kritikuan Vjosa Osmanin për ‘vërejtjen e saj me gojë’ ndaj KQZ-së ishte edhe ‘njëra’ e LDK-së, të cilën e përshëndes për guximin e saj që të jetë bartëse vullnetare e setrës më të verdhë në Kosovë.

Duhet guxim i madh intelektual ta ekspozosh atë setër të bukur publikisht, se krizë e madhe, u humb besimi.

3. Blerta Deliu.
E akuzoi Vjosa Osmanin se e luan rolin e viktimës. Blertën e kam si shoqe, por më duhet t’i them se nuk ka haber çka është kur dikush e luan rolin e viktimës.

Ata që e luajnë rolin e viktimës:
qahen,
e vajtojnë fatin e tyre,
nuk marrin iniciativa,
nuk i zgjedhin problemet,
i shfrytëzojnë të tjerët për interesat e tyre,
nuk kanë vetëbesim,
janë të palumtur me jetën e tyre,
ndjejnë keqardhje për vetveten, e pastaj duke e qarë veten, tërheqin kah vetja sa më shumë viktima;
nuk marrin përgjegjësi dhe janë pasiv.

Vjosa Osmani nuk e ka mentalitetin e viktimës, Blerta.
Përkundrazi, Vjosa është e guximshme, ka vetëbesim të madh, është inatçore, nuk ankohet, pra absolutisht nuk ka lidhje me mentalitetin e vitkimës.

Ju kam në zemër, ama lexoni najsen para se të shkruani.
Vjosa më përpara mund të jetë e ‘shtirë, arrogante, dominante, territorialiste, ambicioze, kokëfortë, e pakthyeshme dhe hakmarrëse, por rolin e viktimës nuk e luan.

Është FAKT se Vjosa u përjashtua nga partia, tamam si në stalinizëm!

4. Puthësi.
Ditëve të fundit kemi pasur rastin të lexojmë lajme rreth performacave erotike të kandidatit për President, Ramush Haradinajt.

Na qetëson fakti se komandanti është shumë i interesuar për puthje.

Në gazetari na kanë mësuar se ‘nuk është lajm nëse ‘qeni e ka hëngër njeriun’, lajm në gazetari është nëse ndodh e kundërta!

Pra, nuk është lajm që burri e puth gruan e tij, lajm do të ishte nëse ndodh e kundërta, nëse burri nuk e puth gruan.

Ne si popull i dëshirojmë shumë suksese në puthje, puthësit Ramush Haradinaj dhe të gjithë puthësve shqiptarë, anë e mbanë kah janë.

5. Abelard Tahiri.
Ka vendosur ta largojë Ramush Haradinajt nga politika.
Nuk di a e njeh Ramushi këtë person fizik që ti ngul sytë si ‘The Medusa Touch’, por shpresoj shumë se Abelardi do ta rishqyrtoj edhe një herë vendimin e tij për eliminimin e Ramushit nga politika.

‘Cipiripat’ e PDK-së, janë duke e ‘çarmatosur’ partinë nga ushtarët e fundit të partisë.

Ata që nuk i ka ‘fshirë’ Haga nga skena politkke, po i ‘fshin’ Abelardi, Eliza, Enveri, e sheherlitë tjerë.

Pra, PDK ka probleme të tmerrshme të brendshme. Lufta e qytetarëve ndaj katundarëve është më e ashpër se Gjyqi i Hagës.

Kam besim të madh në Sami Lushtakun, pa shpurdh pak nuk e lë, do ta dëshmojë edhe një herë se ne katundarët jemi të paepur!

6. Kosova e sëmurë.
Qe 1 vit, kurrë pa pushuar bota e civilizuar po lyp ilaç të trupit dhe të mendjes për mbarë njerëzimin, kurse Kosova merret me hajnat dhe me kriminelët më të mëdhenjë dhe më të tërbuar që ka njohur historia shqiptare.

Gjenerali i ushtrisë spanjolle dha dorëheqje sepse e akuzuan që e ka marrë vaksinën kundër Covid-19, pa rend, kurse Agjencioni Kundër Korrupcionit në Kosovë vendos që kur ministri Blerim Kuçi ia ka dhënë tenderin kompanisë së tij private- nuk ka qenë konflikt interesi. Ku e ka vendin AKK, përveç në hapsane!
Ashiqare e legjitimojnë krimin dhe në mbrëmje i sheh duke u argëtuar dhe duke u dehur me dashni.

Derisa punëtorët e sektorit privat janë duke u përballur me urinë, me varfërinë, me shkeljet më çnjerëzore dhe me tmerrin e skllavopronarëve të tyre shqiptarë,
në sektorin publik, administrata Hoti-Hot, në mënyrë të egër po mbipopullohet me balldëska, motra, vëllezër, gra, burra, dashamirë dhe akraba…!

7. A ka mallkim më të madh për një popull të varfër se sa të shkelet dhe të mohonet nga pasanikja Valdete Daka!

– P.S. Ky artikull u shkrua për 1 orë dhe nën tingujt e përsëritur të vetëm të kësaj strofe:

‘Sikur t’kisha nja 2-300 napolona
te berberi, te berberi do të shkoja
floktë e gjata e të zeza t’i shkurtoja
Dhe pastaj do të dashuroja’

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit