3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkoi në shkollë e s’u kthye më, familjarët s’dinë tash e 5 ditë asgjë për vajzën e tyre 15 vjeçare

Rekomandime

Shkoi në shkollë, por s’u kthye më në shtëpi, familjarët s’dinë asgjë tash e pesë ditë për fatin e vajzës së tyre.

Gentijana Mustafa, me datë 22.01.2021 u përgatit si edhe çdo ditë tjetër për në shkollë, mori çantën, por pritjet ishin të kota, ajo humbi pa asnjë gjurmë.

- Advertisement -

Xhaxhai i 15 vjeçares, ka treguar se ajo qysh kur doli të premtën nga shtëpia në orën 07:00 të mëngjesit, më s’dinë çfarë ka ndodhur me fatin e saj.

“Nuk ka pas asnjë problem me askënd, e as s’ka pasur ndonjë sëmundje a diçka të tillë. Askush s’dinë asgjë gati qe një javë për të. Rastin e kemi lajmëru edhe në Policinë e Gjakovës, por edhe në atë të Prizrenit”, tha ai për IndeksOnline.

Gentijana ishte në klasë të 9-të në shkollën “Ibrahim Fehmiu”, në Arbanë.

- Advertisement -

Të gjithë ata që e kanë parë Gentijanën, apo edhe kanë ndonjë informacion familjarët bëjnë apel të lajmërohen në këta numra të telefonit: 044316673 dhe 044191743

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit