13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Godet” Agim Bahtiri: VV-ja do t’i fitojë 15 komuna në zgjedhje lokale, në Mitrovicë me 65%

Rekomandime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se LVV-ja në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të fitojë 15 komuna.

Gjatë debatit në RTV Dukagjini, Bahtiri ka thënë se Mitrovicën do ta fitojë pa balotazh.

- Advertisement -

“Në Mitrovicë do ta fitojë me 65 për qind”, tha Bahtiri.

Ai shumicën e komunave Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë pa balotazh.

Sipas Bahtirit, LVV do të fitoj komunat: Mitrovicën, Prishtinën, Podujevën, Ferizajn, Istogun, Gjakovë, Gjilanin, Kamenicën, Vushtrrinë, Lipjanin, Fushë Kosovën, Kaçanikun, Vitinë, Prizrenin, Suharekën.

- Advertisement -

Sipas tij, në balotazh do të shkojnë në Suharekë, por do ta fitojnë, ndërkaq tha se po ashtu edhe në Obiliq dhe Rahovec do të shkojnë në balotazh.

“Mos u merrni me Mitrovicën, se Mitrovicën e fitoj pa balotazh. Janë do prognoza këtu që kanë thënë që kurrë në nivel qendror nuk do të jetë mbi 50 për qind”, tha Bahtiri gjatë debatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit