2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ngjela: Trump anonte nga Moska, dobësoi shqiptarët. Diplomati rus në Tiranë u kap nga amerikanët

Rekomandime

Për avokat Spartak Ngjelën, korrupsioni kryesor në Shqipëri ka qenë i lidhur me Moskën. Në A2, ai foli edhe për presidentin Trump dhe ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, si dhe për pritshmëritë nga Biden.

- Advertisement -

“Pa Byronë Kombëtare të Hetimit, SPAK-u nuk funksionon. Korrupsioni kryesor ka qenë i lidhur me Moskën. Trembjet janë të disa arsyeve. Problemin e forcimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor e dobësoi presidenti Trump, pasi anonte nga Moska. S’kemi pse i bëjmë analizë presidentit që iku, por e dimë që kishte marrëdhënie të ndërsjella të çuditshme me Moskën. Rusia ka interes shumë të madh në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos te ne e ka syrin.

Me ardhjen e Biden në pushtet do t’i shpejtojë punët. Biden ka qenë nga figurat kryesore antiserbe në politikën amerikane. Në bombardimet e Serbisë, ai ishte për fushatë tokësore. Ata janë të pandreqshëm për nga karakteri i tyre terrorist. Janë shoqëri terroriste, shtet terrorist. Shtet i ngritur, investim falsitet. Ardhja e Biden do të sjellë një aleancë më të fuqishme. Çështjet, me Trump, ishin më të komplikuara. Për ne pati një dëm, sidomos Kosova. Dëmi që i vjen Shqipërisë është nga krerët e politikës që janë të korruptuar”, tha Ngjela.

Më tej, avokati komentoi edhe dëbimin e diplomatit rus, pak ditë më parë, me motivacionin për mosrespektim të masave anti-covid. Por, për Ngjelën, ky motivacion është pretekst. Sipas tij, amerikanët kanë qenë ata që e kanë kapur diplomatin rus.

- Advertisement -

“Pyetja bëhet, kush ishte ai që iku? Ai ishte sekretari i dytë. Në bazë të doktrinës së tyre, sekretari i dytë është shefi i shërbimit sekret. Ata kanë pasur intensitet shumë të madh pune këtu. Kam përshtypjen që e kanë kapur amerikanët dhe reagimi ishte i yni, pasi nuk mund të dekonspirohen provat për faktin që janë prova shërbimesh dhe do qeshnin, do të thoshin gënjeshtra. Fakti që thuhet s’ke vënë maskën është pretekst.

Ne dimë këtë arsye, se ndërhyrja e saj këtu ka qenë e padiskutueshme. Unë këtu e kam denoncuar se edhe çadra që ngriti PD-ja drejtohej nga ata. Mua më ka thënë ekspertiza amerikane që nuk mund ta imagjinoni se çfarë mund të ndodhte. Këtu kishin ardhur oficerë rusë. Në atë kohë, erdhi ndihmëszëvendëssekretari i shtetit që i futi me dhunë në parlament”, tha Ngjela.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit