9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Mërgimtari, letër Kurtit: Mos ma paguaj sigurimin për t’i ulur pensionin gjyshes time dhe veteranëve

Rekomandime

Një mërgimtar që jeton në Gjermani me emrin Fuat Ademaj i ka shkruar letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në lidhje me heqjen e polisës kufitare dhe e cila pritet të rëndojë më shumë buxhetin e varfër të Kosovës.

- Advertisement -

demaj që ka publikuar letrën në Facebook, ka deklaruar se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës të paguajë sigurimin e tij.

“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi.  A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka paralajmëruar Kurtin se me këto veprime nuk do ta fitojë votën e tij si qytetar, teksa ka bërë thirrje që me paratë e ndara për këtë çështje, të ndërtohen çerdhe, spitale e shkolla profesionale që të rinjtë të pavarësohen.

- Advertisement -

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 22 qershor mori vendim për mbulimin e plotë të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për të mbuluar policën e sigurimit.

- Advertisement -

Mirëpo me këtë vendim të BQK-së, Qeveria e Kosovës do të paguaj vetëm 65% të policës së sigurimit, ndërsa pjesa tjetër prej 35% do të paguhet nga ana e BQK-së.

Edhe në vitin e kaluar kjo pagesë ishte mbuluar nga ana e Qeverisë.

Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës kishte paguar 1.1 milionë euro, pasi që për shkak të pandemisë, ardhja e bashkatdhetarëve ka qenë më e vogël.

Ky është postim i plotë i mërgimtarit:

I dashur kryeminister,

Kam disa vite që jetoj në Gjermani, dhe brenda vitit, se paku dy herë vizitoj vendlindjen, Pejën time.

Nuk ju shkruaj që të ankohem, por të shpreh mospajtimin tim lidhur më sigurimin e automjetit në kufi.

E di shumë mirë gjendjen e bashkëvendasve të mi që jetojnë në Kosovë. Një pjesë e tyre jetojnë më asistencë sociale e pension të veteranit të luftës, më pagesa tmerrsisht të ulëta, që nuk garantojnë as ushqim minimal për të kaluar muajin.

Faleminderit Kryeminister Kurti, që mergimtarve po deshiron të ua paguash policen kufitare, pasi që Kosova akoma nuk është pjesë e Kartonit të gjelber.

Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi.

A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ?

Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?

Nese mendon që më këtë veprim, mund ta marresh voten time, atëherë gabohesh.

Ne mergimtarët vetem japim për Kosovën, sepse atje kemi vendlindjen, prinderit, shtepitë e tokën. Në Kosovë kemi gjakun tonë.

Më këto mjete të ndara, nderto çerdhe e spitale, nderto shkolla profesionale që të rinjët të pavarësohen.

Mua mos ma paguaj sigurimin, ske nevojë.

Fuat Ademaj, Gjermani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit