0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lajçak: Shkëmbimi i territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë i rrezikshëm

Rekomandime

Shkëmbimi i territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë i rrezikshëm, ka deklaruar emisari special i BE për dialog Mirosllav Lajçak për gazetën franceze “Mond”, duke theksuar se dialogu ka ngecur për shkak të zgjedhjeve në Kosovës, por edhe se Bashkimi Evropian është i kënaqur që është kthyer uniteti kyç me SHBA mbi politikën ndaj Ballkani Perëndimor.

- Advertisement -

“Asgjë nuk është kryer derisa nuk kryhet”, ka thënë Lajçak në lidhje me qëllimin e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi, por theksoi se njerëzit në qeverinë e presidentit të SHBA Joseph Biden, të ngarkuar me Ballkani, “ndjejnë përgjegjësi historike për angazhimin politik dhe njerëzor të vendit të tyre në rajon”.

Lajçak ka thënë se BE edhe më herët ka bashkëpunuar me sekretarin e ri të shtetit të SHBA Anthony Blinken dhe zëvendës sekretaren për çështje politike Victoria Nuland. “Ne kemi punuar me ta në të kaluarën dhe i dimë mendimet e tyre…, uniteti amerikano-evropian është një faktor kyç për suksesin në Ballkan”, ka thënë Lajçak.

I pyetur se çfarë mund të presë Serbia kur të përfundojë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Lajcak u përgjigj se si Serbia ashtu edhe Kosova e dinë që normalizimi është një parakusht, por BE ka premtuar në mënyrë të qartë integrimin nëse përmbushen kriteret dhe zbatohen reformat e nevojshme”.

- Advertisement -

Lajcak shtoi se BE vazhdon në politikën e zgjerimit por nuk duhet të besohet se ajo do të vijë automatikisht, vendet në Ballkanin Perëndimor duhet të bindin anëtarët e Bashkimit me reforma.

Ai deklaroi se BE rinovoi dialogun Kosovë-Serbi jo duke filluar negociata teknike, por në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e obligueshme”.

- Advertisement -

“Asnjë problem nuk duhet të lihet mënjanë, siç ka qenë rasti në të kaluarën, të tilla si pretendime financiare ose mosmarrëveshjet pronësore”, ka pretenduar Lajçak.

“Të dyja palët e dinë saktësisht se çfarë po negociohet”, por, siç nënvizoi ai, “asgjë nuk zgjidhet derisa gjithçka të zgjidhet”.

Emisari special i BE theksoi se dialogu nuk është i mundur në këtë moment për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë dhe tha: “Shpresojmë që bazuar në vitin e kaluar, ne do të vazhdojmë negociatat sa më shpejt pasi të formohet një qeveri e re në Kosovë”.

I pyetur për të shpjeguar kundërshtimin ndaj shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, Lajcak u përgjigj se vendet e rajonit ishin kundër sepse kanë frikë se kjo mund të shkaktojë ngjarje përtej çdo kontrolli.

Përveç kësaj, Bashkimi Evropian ka investuar shumë në politikën e evropianizimit dhe në përfshirjen e Ballkanit në familjen evropiane, që do të thotë ndërtimi i shoqërive demokratike multietnike dhe rishikimi i kufijve është në kundërshtim me atë ideal dhe do të nënkuptojë se kemi dështuar, theksoi Lajçak. I pyetur se si e shikon rritjen e ndikimit të Kinës në Ballkan, ai tha se BE është partneri më i madh tregtar, investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe ofron ndihmën më të madhe atje

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit