7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gëzim Kelmendi: VV dhe PDK po i sakatojnë muslimanët

Rekomandime

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se besimtarët myslimanë në Kosovë po diskriminohen dhe kjo për shkak të udhëheqjes së shtetit.

- Advertisement -

“Besimtarët myslimanë në këto 20 vjet janë persekutuar në Kosovë në aspektin e shkollimit, të punësimit, të arsimit të mirëfilltë. Dhe kjo për shkak të ideologjisë politike që ka mbretëruar në Kosovë në këto vjet.

“Politikëbërjes kosovare i ka munguar një moral politik ngase nuk kanë qenë asnjëherë korrekt me qytetarët e Kosovës, por as edhe me miqtë ndërkombëtarë që na kanë çuar deri te liria. Për këtë arsye ne sot i vuajmë pasojat e kësaj dyfytyrësie politike”.

“Ata kanë promovuar një shtet të cilin liria dhe besimi janë të garantuara me Kushtetutë, por në praktikë është e kundërta. Edhe sot po ndodh me sloganet që i kanë partitë politike. Premtojnë drejtësi për krejt dhe shtet, por është e krejt e kundërta.

- Advertisement -

Kelmendi fajin për këtë po ua lë partive që kanë udhëhequr në vitet e pasluftës dhe duhet të mbajnë përgjegjësinë.

“Por, as Vetëvendosje nuk është më e mirë, e cila është puro në rrugën e PDK-së që kur synoi të ngjitet në pushtet në vitin 2007-2010 nuk la metodë pa shfrytëzuar që ta bindë opinionin për t’i fituar votat e besimtarëve myslimanë çka në praktikë e veproi të kundërtën. Pikërisht nga kandidati i PDK-së për kryeministër (Enver Hoxhaj) doli udhëzimi administrativ që ia ndalon mbulesën vajzave myslimane”.

- Advertisement -

Ai ka thënë në Edicionin e Analizës se edhe partia e Albin Kurtit do ta bëjë të njëjtën.

“Të njëjtën rrugë po e ndjekë sot Vetëvendosja me liderin e saj kur mundohet t’i afrojë besimtarët, që thotë populli me mjaltë prej goje, por në praktikë VV-ja për një mandat në Kuvendin e Kosovës bashkë me PDK-në kanë qenë dy paritë që i kanë kontribuar më së shumti diskriminimit të besimtarëve në vendin tonë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit