3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

127,639 mijë aplikime nga diaspora aprovohen në KQZ

Rekomandime

Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat e për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar.

- Advertisement -

Kryeshef Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit.

“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara.

Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”.

- Advertisement -

Ai në mbledhjen e KQZ-së ka treguar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48, 712 thirrje deri më tani dhe se nga kjo shifër 41,131 janë të konfirmuara.

115 aplikues kanë deklaruar se s’janë ata që figurojnë në data bazë.

- Advertisement -

Ahmeti njoftoi se 8466 persona nuk e kanë hapur telefonin, por se janë në proces e sipër për provuar t’i kontaktojnë sërish.

Për këtë punë janë shtuar linja telefonike dhe tani janë në funksion 33 linja telefonike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit