17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Veton Surroi alarmon rreth përçarjes SHBA – Evropë, tregon çfarë duhet të bëjë Kosova

Rekomandime

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se politika e Kosovës nuk bën të polarizohet duke kërkuar të marrë anë në ndasitë e shteteve të Quintit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi nuk do të përfitojë gjë me manovra politike që lozin në letrën e përçarjes së Perëndimit.

- Advertisement -

Katër prej pesë shteteve anëtare të Quintit kanë përshëndetur veprimet e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës. Politika e Kosovës nuk bën të polarizohet duke kërkuar të marrë anë në ndasitë e shteteve të Quintit.

Vendi nuk do të përfitojë gjë me manovra politike që lozin në letrën e përçarjes së Perëndimit. Liria e pavarësia e vendit janë produkt i unitetit Transantlantik e jo i ndasive.

Sfidat e ardhshme të Kosovës do të jenë të përballueshme kur pesë prej pesë vendeve të kenë qëndrimin e përbashkët ndaj ardhmërisë euro-atlantike të këtij vendi”, ka shkruar Surroi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit