8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Policia i befason fëmijët në rrugë, u jep dhurata për festat e fundvitit

Rekomandime

Me rastin e festave të fundvitit edhe Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet e me këtë rast, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, në kuadër të projektit “Urime 2020”, sot ka realizuar një pikë kontrolli në afërsi të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë ku janë ndaluar për kontroll vozitësit me pasagjerë fëmijë.


Gjatë këtij aktiviteti, fëmijëve të siguruar konfom rregullave të trafikut iu është dhuruar nga një dhuratë modeste nga ana e Policisë. Këto dhurata përveç lodrave dhe gjërave ushqimore përmbajnë edhe broshura informuese në lidhje me sigurinë në komunikacion.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i vozitësve për sigurinë e fëmijëve pasagjerë gjatë vozitjes në automjet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit