10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj pas takimit me presidentin: Jemi kundër zgjedhjeve, përkrahim Qeveri edhe pa AAK-në

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij është kundër zgjedhjeve të reja për shkak të coronavirusit, duke shtuar se janë PRO një qeverie të re.

Haradinaj e ka parë të pamundur të shkohet tani në zgjedhje. Sipas tij, duhet respektuar Kushtetuta nëse ajo e mundëson krijimin e një qeverie të re.

- Advertisement -

“Nuk e shohim të mundur shkuarjen në zgjedhje në këtë kohë. Qeveria e ardhshme mund të jetë me një afat kohor e përkohshme por shpalljen e zgjedhjeve tash e shohim të paarsyeshme. Është një kohë e ndjeshme në vend. Do të bëjmë kujdes në çdo veprim. Kushtetuta duhet respektuar në radhë të parë. Nëse ajo e mundëson zgjedhjen e një Qeverie në parlament është më mirë që ta kemi një Qeveri të zgjedhur. Deri atëherë Qeveria në dorëheqje duhet t’i ushtrojë funksionet tjera, në përjashtim të bërjes së ligjeve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, ish-kryeministri tha se partia e tij do të votonte edhe një qeveri ku nuk përfshihen ata, duke shtuar se “nuk është koha e apetiteve për pushtet”.

“AAK nuk ka kushte për ta ndihmuar vendin në këtë kohë për të pasë Qeveri. Mund të përkrahim Qeveri pa qenë pjesë e saj. Nuk jam kandidat për të pasë ndonjë funksion qeveritar”, ka shtuar Haradinaj.

- Advertisement -

Ndryshe, edhe partitë e tjera e kanë përkrahur krijimin e një qeverie të re, përvec VV-së, e cila është për zgjedhjet të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit