2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vlora Çitaku uron kosovarët në Izrael: Ju keni qenë ambasadorët tanë më të mirë

Rekomandime

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas zyrtarizimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka uruar kosovarët të cilët gjenden në Izrael, duke thënë se ata kanë qenë ambasadorët më të mirë të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Kosovarëve tanë ne Israel, gëzuar! Ju keni qenë ambasadorët tanë më të mirë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe sfera të tjera.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i Çitakut:

Kosovarëve tanë ne Israel, gëzuar! Ju keni qenë ambasadorët tanë më të mirë

- Advertisement -

Në foto mungojnë Garentina Kraja

dhe Beni Qena, se, si gjithmonë, ata punojnë shumë, e mungojnë në fotografi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit