2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Marin Mema prezanton projektin mbarshqiptar që po i tremben të gjithë: Ky është vetëm fillimi

Rekomandime

Marin Mema vazhdon punën duke bërë transparencë të plotë mbi të gjithë punën e kryer me ndërtimet e shtëpive të reja pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

- Advertisement -

Me një shkrim të gjatë e të detajuar ai ka qartësuar jo vetëm zonat ku janë realizuar ndërtimet, por edhe kostot e tyre. Pikërisht kjo është një nga pikat thelbësore që kurrë më parë nuk është aplikuar e publikuar jo thjesht nga autoritetet shtetërore, por edhe nga grupet e tjera.

Gazetari Mema ka theksuar se shtëpitë e reja kanë patur një kosto mes 3,3 dhe 3,8 milionë lekë dukë përfshirë edhe mobilimin e tyre të plotë.

Parametrat teknikë të shtëpive janë jo vetëm të lartë, por tregojnë sipas tij se kur puna kryhet mirë, me vullnet e ndershmëri edhe rezultatet janë të shkëlqyera. Likesh, Shijak, Bubq, Tapizë, Krujë janë disa ndër zonat ku janë realizuar ndërtimet e reja. Të gjitha janë ngritur mbi pronat e vjetra të banorëve pa cënuar pronat e banorëve të tjerë. Ky fakt sipas gazetarin ka një rëndësi të madhe.

- Advertisement -

Mema ka qartësuar gjithashtu edhe bashkëpunimin me grupe të ndryshme në këtë proces. “Albanian Roots”, Shoqata “Sali Çekaj”, grupet “Besa, Plisat, Dardania” e shoqata të tjera në St. Gallen, Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, disa komuna arbëreshe në Itali e me rradhë. Veç të tjerash ai ka qartësuar se përsa i përket projektit të rindërtimit në fshatin Ishëm të Bashkisë Durrës ai po ndiqet nga organizata “Albanian Roots” që është edhe zotëruesja e plotë dhe e vetme e këtij fondi. Mema duke renditur vështirësitë e shumta që ka patur procesi në këtë zonë ( procedurat e gjata, tenderimet, problemet me tokën, sheshin dhe realizimin e tij) ka kërkuar përshpejtim në jetëzimin e tij nga organizata “Albanian Roots”

Për herë të parë gazetari ka bërë të ditur edhe ndihmën e dhënë me ushqime e ilaçe mëse 500 familjeve gjatë periudhës së vështirë të pandemisë. Të gjitha janë dokumentuar, por ndryshe nga çfarë ka ndodhur shpesh në Shqipëri këto familje nuk janë publikuar me fotografi e video. Kjo është një formë që sipas Memës lidhet me faktin se ndihma nuk duhet përdorur për reklamë.

- Advertisement -

Të gjitha këto të dhëna gazetari Marin Mema i ka publikuar duke dhënë kështu një shembull se si duhet të funksionojnë procese të tilla. Për më shumë ndiqni edhe videon më poshtë me pjesë të punës së publikuar nga Marin Mema.

Postimi i Marin Memës :

Pak fjalë, shumë punë e zemër 

Familje në Likesh, Shijak, Bubq, Tapizë, Krujë, gëzojnë tashmë shtëpitë e reja. Në pak ditë një projekt i ri nis në Manskuri, Durrës.

Nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë megjithatë pjesën tonë e kemi bërë e do ta bëjmë me vullnet, ndershmëri, transparencë të plotë. Kjo është arsyeja se përse kemi publikuar dhe ripublikuar këto të dhëna, si formë për të treguar se gjërat në këtë vend mund të bëhen edhe me vullnet e transparencë të plotë.

Projektet në Likesh, Shijak, Tapizë, Bubq, Krujë janë realizuar në bashkëpunim me organizatën “Albanian Roots” me qendër në USA. Të gjitha shtëpitë janë ndërtuar në themelet e tyre të vjetra pa prekur në asnjë rast prona të tjera.

Sërishmi në Bubq kemi qenë dhe jemi krah shoqatës “Sali Çekaj” e njohur për punën e saj të jashtëzakonshmë në mbështetje të projekteve të shumta në trojet shqiptare.

Me tre klube shqiptare në St. Gallen (Besa, Plisat, Dardania e shoqatave të tjera) kemi vendosur ti përkushtohemi një projekti tashmë në Manskuri, Durrës.

Të gjitha ndërtimet janë realizuar me një kosto që shkon nga 3,3 në 3,8 milionë lekë, bazuar në sipërfaqen e shtëpisë duke përfshirë mobilimin e plotë të tyre. Të gjitha janë të deklaruara dhe të kryera ligjërisht.

Në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë i kemi ardhur në ndihmë familjes Llyçi në Katund të ri (Durrës).

Në bashkepunim me komuna arbëreshe në Itali, kemi mbështetur projekte në Bashkinë Krujë, në kalanë e historisë së madhe.

Sa i takon projektit në Ishëm, dua të qartësoj sërisht se ai po ndiqet nga organizata “Albanian Roots” si zotëruese e vetme dhe e plotë e fondit përkatës. Jetëzimi i këtij projekti i përket kësaj organizate ndaj dhe çdo pyetje duhet të adresohet në faqen e tyre zyrtare në FB. Vështirësitë për realizimin e tij kanë qenë të shumta duke nisur nga procedurat e gjata, tenderimet, problemet me tokën, sheshin dhe realizimin e tij, por tashmë kërkohet tjetër ritëm. Si bashkëpuntorë në fushatën e mbledhjes së fondit, por pa asnjë kontrroll mbi fondin, ne e shtyjmë organizatën “Albanian Roots” që ta jetëzojë sa më shpejt projektin. Bëjmë thirrje për këtë. Nuk ka më kohë për vonesa. E përsëris nuk ka më kohë për vonesa !

500 familje janë ndihmuar me ndihma ushqimore, ilaçe e të tjera gjatë periudhës më të vështirë të pandemisë. Të gjitha janë të listuara në rregjistrat tanë për hir të transparencës, por pa kërkuar reklamë jo normale në shpinën e tyre.

Pas disa muajsh pritje për të marrë lejet përkatëse në Bashkinë Gjirokastër kemi nisur punën për ngritjen e një kompleksi të vërtetë historik në vendin ku është zhvilluar beteja e Mashkullorës në mars të vitit 1908. Veç një sheshi të ndërtuar me gurë të vendit, do të ndërtohen shkallaret që shkojnë drejt haurit ku u zhvillua lufta, do të vendosen lapidarë për secilin nga pjestarët e çetës, një basorelief 2,15 me 3 metra, do mbillen pemë të shumta, do të vendoset ndriçim, do të ngrihet flamuri kombëtar e me rradhë gjithçka tjetër që do ti japë atij vendi krenarinë që i takon. 

Në pak ditë do të jetëzohet projekti për vendosjen e bustit të ri të Pashko Vasës në Shkodër. 

Ky është vetëm fillimi ! Është vetëm fillimi i projekteve kombëtare që do të shtrihen në të gjitha trojet shqiptare. Pikërisht këtij projekti i druhen kaq shumë ata që nuk e duan shqiptarinë !

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit