10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Si i ra në dorë Kurtit marrëveshja sekrete e Thaçit me NATO’n

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në letrën zyrtare që Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që mban datën 25 shkurt 2020, Kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshjen të cilën Hashim Thaçi e kishte bërë në prill 2013 me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen e kishte siguruar nga një zyrtar i NATO-s në nëntor 2019.

- Advertisement -

Në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-së, më dorëzoi mua në cilësinë time si kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, një kopje të një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013.

Marrëveshja ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z.Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, z.Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshjeje, kryeministri Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së, në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

- Advertisement -

Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 19 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” (marrëveshja Kosovë-BE/BE-Serbi) e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ajo që dëshmon letërshkëmbimi Thaçi-Rasmussen, pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit.

- Advertisement -

Krahas marrëveshjes së publikuar dhe ratifikuar, ka pasur një tjetër marrëveshje, një marrëveshje sekrete dhe të paratifikuar, për të cilën z. Thaçi për arsye ende të panjohura nuk i ka informuar as deputetët e Kuvendit, as publikun e gjerë”, thuhet në shkresën zyrtare të Kryeministrit Kurti dërguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit