3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Koalicioni me VV-në, vjen paralajmërimi i rëndë për LDK-në

Rekomandime

Se ka divergjenca në mes lidershipit të LDK-së sa i përket koalicionit me LVV-në, kjo tashmë shihet qartë, dhe për ti relativizuar këto divergjenca ata kanë gjetur që t’i kamuflojnë me pritjen e rezultatit final pra të përfundimit të numërimit të gjitha votave, që sipas meje nuk do të ndryshoj asgjë sa i përket radhitjes së partive politike me rezultatin e dalë nga votimet e 6 tetorit”, tha analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik Nexhat Haziri, ka reaguar pas vendimit të kryesisë së LDK-së për ti ngrirë “përkohësisht” negociatat me Vetëvendosjen për koalicionin deri sa të numërohen të gjitha votat dhe të shpallen rezultatet.

Sipas Hazirit, ky vendim që po interpretohet në forma të ndryshme nga zyrtarët e LDK-së, fillimisht u pohua si I tillë dhe më pastaj dolën deklarata të zbutura, shpërfaq katërçipërisht ekzistencën e zërave kundërshtues që akoma janë aktiv brenda kryesisë së LDK-së për koalicionin me VV-në.

- Advertisement -

Sido qoftë Haziri është i sigurt, që nëse nuk ndryshon esencialisht rezultati zgjedhor në fund të procesit të numërimit dhe të certifikimit, atëherë edhe LDK- do të të detyrohet t’i bindet realitetit që koalicioni me VV-në, tani i përkrahur edhe nga ndërkombëtarët në deklarimet e tyre të para, të mbetet formula e vetme e bërjes së qeverisë së re.

“Se ka divergjenca në mes lidershipit të LDK-së sa i përket koalicionit me LVV-në, kjo tashmë shihet qartë, dhe për t’i relativizuar këto divergjenca ata kanë gjetur që t’i kamuflojnë me pritjen e rezultatit final pra të përfundimit të numërimit të gjitha votave, që sipas meje nuk do të ndryshoj asgjë sa i përket radhitjes së partive politike me rezultatin e dalë nga votimet e 6 tetorit”, tha Haziri për Kosova për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Haziri tërheq vërejtjen se çdo llogaritje e LDK-së në ndonjë koalicion tjetër, duke injoruar fituesin e zgjedhjeve, do t’i kushton shtrenjtë në të ardhmen me humbjet e madhe të besimit në elektorat.

“Megjithatë edhe brenda LDK-së dhe zërave kundërshtues të momentit, janë të vetëdijshëm se një skenar i përsëritur nga koha e VLAN-it është i dëmshëm për vendin, por edhe për vet LDK-në, ndërsa shkuarja eventuale me çfarëdo kombinatorike e LDK-së në koalicione me humbësit e zgjedhjeve PDK dhe AAK, përfundimisht e qon partinë më të vjetër në Kosovë, LDK-në drejt historisë. Andaj duke marrë parasysh këto pasoja mendoj se lidershipi i LDK-së do të veproj arsyeshëm dhe konformë nevojave të kohës dhe atyre që i ka vendi, për t’i dhënë një përgjigje pozitive koalicionit me LVV, që unë them se nuk është idealja për LDK-në duke pasur parasysh sjelljet e LVV-së në të kaluarën, por edhe ideologjia e tyre politike dhe mentaliteti qeverisës që ata shohin, por është si të themi i vetmi i mundshëm në këto rrethana”, tha Nexhat Haziri për Kosova Sot Online”.

“Besoj dhe shpresoj se edhe LVV-ja në koalicionin me LDK-në, do të mund të bëjë disa hapa mëdhenj të reformimit të saj dhe transformimit si parti politike e përgjegjshme, institucionaliste, për qeverisjen e vendit në frymën demokratike dhe aspiruese drejtë integrimeve euro-atlantik, përvojë e cila i mungon tash për tash por që në rrugëtimin e përbashkët institucional mundë ta fiton”, përfundoi Haziri për
“Kosova Sot Online”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit