7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Dyshohet se dikush po helmon qëllimshëm qentë në Prishtinë

Rekomandime

Tash e disa ditë qentë endacakë në parkun e qytetit në Prishtinë po gjenden të ngordhur. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, dyshon se dikush po i helmon qentë, duke iu hedhur mish të helmuar.

Tash e disa ditë me radhë, aktivistët për mirëqenien e kafshëve në Prishtinë kanë ngritur shqetësimet për helmim të qëllimshëm të qenve në parkun e qytetit.

- Advertisement -

Abuzimi dhe vrasja e qenve është veprim i dënueshëm me gjobë dhe burg sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këto veprime, përveç që janë mizore dhe kriminale, nuk e zgjidhin problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Kosovë”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Ndërkohë, edhe sot gjatë ditës, Komuna e Prishtinës është informuar për një qen tjetër të ngordhur.

“Qendra 112 na njofton se te parku i qytetit në rrugën ‘Hamzë Jashari’ është një qen i ngordhur afër kafenesë RONI, policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit