7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ministri Sveçla: Epoka e nënshtrimit ka përfunduar, e ka kuptuar edhe Beogradi e BE-ja

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas heqjes së barrikadave dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, saktësisht në dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ndërmarrja kriminale e sponzorizuar nga Qeveria e Serbisë nuk arriti ta zbrapsë Kosovën.

Gjithashtu, Ministri Sveçla ka shkruar se epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe se këtë mesazh e ka kuptuar edhe Beogradi e BE-ja.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator për të vazhduar me 4 tetor!

Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.

- Advertisement -

Përderisa Republika e Kosovës tregoi se ka institucione demokratike dhe profesionale, dhe se është e përkushtuar për rend dhe ligj, Serbia përgjatë 13 ditëve përdori të gjitha mjetet, përfshirë dhe veprimtarinë e vet kriminale përmes bllokimit të rrugëve, kërcënimeve për serbët lokal, shantazhit e sulmeve terroriste në institucionet publike.

Por, as kjo ndërmarrje kriminale e sponzorizuar nga qeveria e Serbisë nuk arriti të zbrapsë Kosovën dhe njësitë tona speciale nga zbatimi i vendimit legjitim.

Megjithatë, Kosova bëri dhe një hap para. Mbi parimin e reciprocitetit vendosi që të bashkëpunojë me aleatët tanë dhe pas tërheqjes së barrikadave, të largojë Njësitë Speciale por në bashkëpunim me KFOR-in të sigurojë Policinë Kufitare dhe mbrojë dhe më tutje kufirin me Serbinë.

Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion.

Sovraniteti dhe ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses.
Faleminderit pafundësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit