1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Glauk Konjufca pak ditë më parë u prit pa protesta në Skenderaj

Rekomandime

Dje në Skenderaj një grup qytetarësh me brohoritma e vezë kanë shprehur protestën e tyre ndaj vizitës së kreut të VV’së, Albin Kurtit, në këtë qytet.

- Advertisement -

Nga dega e PDK’së atje kanë thënë se një reagim i tillë i qytetarëve është nxitur nga prania e madhe e forcave policore të cilat gjendeshin aty për ta siguruar ish-kryeministrin.

“Dega e PDK-së në Skenderaj e konsideron të papranushme vizitën e Albin Kurtit ne Skenderaj shoqëruar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Vizitat dhe aktivitetet e Albin Kurtit në këtë formë, janë plotësisht të papranueshme, pasi te qytetarët e Skenderajt dhe Drenicës ngjallin kujtime të kohëve të errëta për Skenderajn dhe Drenicën”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Dega që drejton Sami Lushtaku.

Një javë më herët në Skenderaj kishte qëndruar për vizitë edhe numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, që për dallim nga Kurti, kishte kaluar pa kurrfarë incidenti.

- Advertisement -

Siç ka njoftuar edhe faqja e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Konjufca kishte vizituar disa fshatra e familje të Skenderajt e Drenicës.

- Advertisement -

Konjufca bashkë me kandidatin për deputetë Hysni Mehanin kishin qëndruar për vizitë në familjen Hajrizi, e më pas kishin vazhduar drejt qytetit të Skenderajt.

“Aktivistët Glauk Konjufca e Hysni Mehani së bashku po i vazhdojnë vizitat nepër fshatrat e Skenderajt, sonte na mirëpritën në familjën Hajrizi!”, thuhet në njoftimin e Degës së VV’së.

Vizita e Kurtit në veri të Mitrovicës bashkë me Vjosa Osmanin ditë më parë kishte shkaktuar poashtu incident. Qytetarët atje kishin kthyer mbrapshtë ish-kryeministrin dhe u.d të presidentit, duke i fyer e sharë. Gjithashtu Kurtit rrëmujë i ishte shkaktuar edhe gjatë një tubimi me aktivistë në jugun e Mitrovicës, pasi një qytetar kishte dashur t’i bënte pyetje kreut të VV’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit