12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A e kthen Albini Veriun, Bushati: Nuk merret Mitrovica me luftë, por Kurti s’e ka shitur kufirin për të mbrojtur lëkurën

Rekomandime

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu u përplasën në studion e emisionit Shock në Euronews Albania lidhur me vizitën e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

Sipas analistit Andi Bushati, shkelja përtej Ibrit bëhet për fushatë, duke qenë një veprim që e kanë bërë shumë liderë në Kosovë edhe në të shkuarën, por ajo që sipas tij e dallon Albin Kurtin nga liderët e tjerë në Kosovë është fakti se ai ka dhënë prova se nuk e ka shitur kufirin për të mbrojtur veten e vet.

“Nuk besoj se Kurti mund ta kthejë Mitrovicën e Veriut, por gjeja që kemi marrë garanci tani, që bën diferencën mes LVV dhe të tjerëve është se Kurti s’do ta kthejnë në pazar për të shpëtuar lëkurën e vet. Këtë Kurti s’e bën; për të shpëtuar kufirin ai ka shkuar në burg vetë”, tha z. Bushati.

- Advertisement -

Ndërkohë, sipas analistit Baton Haxhiu Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në të vërtetë nuk kanë qenë në Veri, kanë qenë rrugës që ndan Veriun nga Jugu.

Sipas tij, Albin Kurti e bëri këtë për të plotësuar një kërkesë të votuesve të vet, por 20-30 të rinjtë që e ndalën më pankarta tregon se veriu i Kosovës formalisht është brenda hartave, por është i kontrolluar nga Serbia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit