11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kreu i PSD-së e krahason Albin Kurtin me Hashim Thaçin: Ai me xhipa të zi, ky me xhipa të zi

Rekomandime

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj pas një aksioni që ka pasur me subjektin e tij para Qeverisë ka folur për vizitat e liderit të LVV-së, Albin Kurtit në veri dhe Skenderaj.

- Advertisement -

“Mendoj që nuk është reduktuar në atë që ndodhi atje, besoj që krejt një diskurs publik i cili po bëhet shumë shpesh prej analistëve që përfaqësojnë këtë regjim në ardhje, ka një stigamitizim të një rajoni të tërë për arsye të historisë.

Më shumë për cka përfaqësojnë ata si rajon, se sa cka përfaqëojnë individët.

Nëse problemi është Hashim Thaci e Kadri Veseli, ata janë në Hagë, nëse është Sami Lushtaku, këta vijnë në pushtet le te arrestojnë”, thotë ai.

- Advertisement -

Ai shton se një qasje e tillë është e papranueshme.

“Një qasje e cila ka një tendencë elitare ka të bëjë me një rezistencë që po vjen prej atje, cfarëdo qasje e tillë është e papranueshme.

- Advertisement -

Shumë mirë që ka shku në veri, është më shumë problem i regjimit të vjetër se sa ai që vjen. Unë jam pro shkuarjes në veri e Skenderaj. Rasti i Skenderajt është i padrejtë në mënyrën se si është diskursi karshi Drenicës”, thotë tutje Molliqaj, teksa e krahason Kurtin me ish-presidentin Hashim Thaci.

“Shkuarja e Kurtit me xhipa të zi, ku po ndërron me Hashim Thacin, të njejtën gjë e kemi pas në Decan, edhe ai me xhipa edhe ky me xhipa, ku po dallon në këtë pjesë”, shtoi i njëjti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit