Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur për raportet që ka me Vjosa Osmanin, duke thënë se edhe tani ka raporte të mira me të.
Shala theksoi se Osmani ka punuar mirë për LDK-në.
“Raportet të mira kam edhe tani, por se nuk lidhen me atë fushatë. Ne kemi qenë kolegë dhe kemi punuar bashkë për vite të tëra. Unë mendoj dhe secili përfaqësues i LDK-së duhet të njohë të gjitha punët e mira të Vjosës në LDK, pastaj ajo ka qenë kandidatja jonë për kryeministre, imagjinoni pot ë kishim një mandat më shumë, VV-ja do të kishte një më pak dhe ajo do të ishte kryeministrja e Kosovës. Pra ato raporte duhet të njihen, rezultatet duhet të njihen. Statusi i sotëm është tjetër, ajo është një kundërshtare politike”, tha Shala në “Pressing”.
Ai thotë se nuk i ka dhënë të drejtë Osmanit sa i përket rrafshit politik.
“Por kam biseduar me të shumë herë, ajko ka rrëfimet e veta dhe arsyet e veta, për të gjitha ato. Ajo duhet ti thotë vetë, nuk më takon mua. Në rrafshin politik nuk i kam dhënë të drejtë as atëherë as tani”, deklaroi Shala.