Intervistë me Isa Mustafën.
(Frymëzuar nga kapitulli i romanit ‘Pse’ të Sterjo Spasse)
Çka është jeta, Isë?
– Fluskë sapuni (bën edhe fluskë shamponi, nëse s’të ka qëllu sapuni)
Çka është dashuria?
– Eh, dashuria është luks, është festë që nuk e festojnë myslimanët (dhe mirë ia bëjnë).
Çka është qesharake?
– Nëse Rrahman Morina do të ringjallej në trupin tim e unë të bëhesha dem.
Se demat pastaj, sipas Oshos
‘hanë mëngjes-bëjnë $*ks,
hanë drekë-bëjnë $*ks,
hanë darkë-bëjnë $*ks’.
Ky mallkim në ringjallje i gjen të gjithē ata që në këtë jetë e kanë përbuzur $*ksin.
Ç’është budallallëku?
– Ta duash atë që e ke. Nuk bën të humbim energji dashurie në gjërat që i kemi.
Çka është prehri?
– Vend prej tuli ku (nëse të lejon bartësi i prehrit në fjalë) mund të ulesh të pushosh!
Sa lloje të prehrave i kemi?
– Prehri i majtë, i djathtë dhe prehri i qendrës.
Çka është miku?
– Mik është ai me të cilin i ndërron teshat, si unë e Avdullahu që shpesh ia huazojmë njëri-tjetrit setrat. Ai mua më ka idol e unë atë e kam shok.
Çfarë ia prish burrit seriozitetin?
– Kënaqësia dhe qeshja.
A ka diçka më të rëndë se fjala?
– Po, krejt janë më të rënda se fjala.
Çka është tradhtia?
– Tradhtia është veprim që bëhet pa dijeninë dhe dëshirën e personit të tradhtuar.
A ka fund LDK-ja?
– Fundin e botës dhe të LDK-së e di veç Zoti.
Çka ke pasur dëshirë të bëhesh kur ke qenë i ri?
– Komedian.
A e ke shitur këpuca në Vranjevc?
– Jo, është dezinformatë kjo, unë kurrë s’kam shitur këpuca, në jetën time kam shitur veç çizmice!
Çka ke të përbashkët me Hashim
Thaçin?
– Shenjën e horoskopit (Dem).
Me Vjosën?
– Shenjën e horoskopit.
Me Albin Kurtin?
– Kombësinë.
Me Enver Hoxhajn?
– Në një moment të caktuar të dy kemi qenë kundër Iuftës.
Çka është bashkimin kombëtar?
– Momentalisht është iluzion i Ramushit.
Kush do t’i humb zgjedhjet!
– Fituesi.
P.S. Shyqyr që nuk mbahen zgjedhjet më 20
shkurt, se deri atëherë LDK do të binte në 7 për qind.