-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Isa Mustafa: LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia të cilën e drejton garon të dalë e para, garon të qeverisë me vendin.

- Advertisement -

Sipas tij, në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë.

“Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook:LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.

- Advertisement -

Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit