15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kurti takohet me Apostolovën: Ky është plani që i kërkoi BE’së për Kosovën

Rekomandime

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka vizituar gjatë ditës së djeshme zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku e ka takuar kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka kërkuar një plan mini-Marshall.

- Advertisement -

Në njoftimin e VV’së thuhet se Apostolova e ka uruar Kurtin për rezultatin në zgjedhje, ndërkohë Kurti ka përmendur nevojën e një e një mini-Marshall plani të BE’së për Ballkanin Perëndimor, sidomos për bashkimin dhe zhvillimin e qyteteve të ndara.

Kryetari Kurti përmendi nevojën e një mini-Marshall plani të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sidomos për bashkimin dhe zhvillimin e qyteteve të ndara, i cili do të mundësonte progres shoqëror dhe hov drejt integrimeve evropiane”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti gjithashtu shprehi shqetësimin me procesin zgjedhor në veri të vendit, ai përmendi nevojën për adresimi e shkeljeve dhe parregullsive atje si dhe fillimin e dialogut për zhvillim me serbët lokal.

- Advertisement -

“Kryetari Kurti e falënderoi znj. Apostolova për vizitën dhe gjithashtu shprehi shqetësimin me procesin zgjedhor në veri të vendit. Nevojitet adresimi i shkeljeve dhe parregullsive atje si dhe fillimi i dialogut për zhvillim me serbët lokal”, thuhet në komunikatën e VV’së.

Ndryshe, plani ‘Marshall’, ishte programi më i rëndësishëm amerikan për ringjalljen ekonomike të kontinentit evropian pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Programi në fjalë u iniciua nga ish-sekretari amerikan i Shtetit për Punët e Jashtme , George C. Marshall. Plani që u pagëzua me emrin e tij u përpunua më pas nga ekspertët e Departamentit të Shtetit, William L. Clayton dhe George F. Kennan.

- Advertisement -

Për nisjen e vënien në jetë të këtij plani pati tri arsye bazë: ndihma për popujt europianë në nevojë e pjesërisht të kërcënuar seriozisht nga uria, si pasojë e një lufte, më shkatërrimtarja që njerëzimi kishte përjetuar ndonjëherë, pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si dhe arritja e një tregu funksional që do të bënte të mundur shitjen e produkteve të ndërmarrjeve amerikane me mbiprodhim.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit