9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ndodh dhe kjo: Gruaja e harron burrin shqiptar n’kolonë

Rekomandime

Një rast i rrallë ka ndodhur në Gjermani të shtunën në autostradën A7. Një burrë nga Shqipëria është harruar në kolonë nga gruaja e tij.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në Fussen në tunelin kufitar. Policia në Bayern është informuar se një person po ecte në këtë tunel.

Ai iu kishte thënë policëve se shkaku i bllokimit të rrugës dhe krijimit të kolonave të gjata kishte dalë nga vetura për të pirë cigare. Dhe papritur ishte harruar nga gruaja e tij pasi bllokimi i rrugës ishte hequr, raporton RTL përcjell Klankosova.tv.
Duke dashur ta arrinte gruan, ai kishte vrapuar dy herë nëpër tunel derisa më në fund u kap nga një patrullë e policisë. Pas kësaj shqipari arriti të kontaktonte gruan me telefon. Ajo e mori të shoqin në makinë dhe kështu të dy vazhduan udhëtimin e tyre së bashku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit