Studentja kosovare vdes rrugës për në Kosovë, ishte duke ardhur nga Italia

0
91

Studentja kosovare, Donika Nikollibibaj, ka ndërruar jetë rrugës për në Kosovë. Ajo ishte duke ardhur nga Italia.

Lajmin e ka bërë të ditur daja i saj, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai.