3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ziadin Sela në përkrahje të Kurtit e Osmanit

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, gjatë ditës së sotme së bashku me Afrim Gashin, u janë bashkuar Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në Prizren, duke u uruar suksese në zgjedhjet që po vijnë, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër.

Ky është postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.
Tani është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër.
Suksese Albin dhe Vjosa!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit