Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka folur për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka publikuar pesë teoremat e tij të cilat, siç thotë mund të vërtetohen më 14 shkurt.
Baraliu në postimin e tij në Facebook, u shpreh se ekziston mundësia që Lëvizja Vetëvendosje mund të kaloj pragun me 50% të votave.
Ndërkaq, ai parasheh që Lidhja Demokratike e Kosovës mund të ketë rënie të votave deri në 100 mijë.
“Ekzistojnë gjasat PDK me ra nen kufirin e ‘rre.zikshëm’ 17%”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
5 teorema që mund të vërtetohen me 14Shkurt
1. Ekzistojnë gjasat VV me kalu pragun 50%
2. Nuk ekzistojnë gjasat Nisma me kalu pragun 5%
3. Ekzistojnë gjasat LDK me ra në 100k vota
4. Nuk ekzistojnë gjasat AAK me ra nën 50k vota
5. Ekzistojnë gjasat PDK me ra nen kufirin e ‘rre.zikshëm’ 17%
P.s. Sonte afër mesnatës, pasi të matim ndikimin e Albinit në TV, do të publikoj prognozën e fundit të rezultateve bashkë me një analizë, dhe rri në heshtje deri pas zgjedhjeve, dhe me siguri për një kohë të gjatë me pas për shkak të profilit të ri…