3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

I foli shqip gjithë botës, Rita Ora rrëfehet për projektin e ri dhe ju jep një mesazh shqiptarëve

Rekomandime

Rita Ora lajmëroi disa ditë më parë se në 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra shumë të njohur të muzikës.

Ajo publikoi edhe një video të shkurtër promovuese për albumin e saj, që i bëri të gjithë fansat shqiptarë të fluturonin nga gëzimi.

- Advertisement -

Në videon e publikuar Rita shihej e veshur me kostume popullore, ndërkohë që rrethohet edhe nga disa persona të tjerë të veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Dita e shumëpritur erdhi dhe Rita publikoi dje bashkëpunimin që të gjithë po prisnim me David Guetta-n e emra të tjerë të njohur. Në këtë projekt të ri, Rita i foli shqip gjithë botës, duke u shfaqur me veshje tradicionale të gjitha të rikrijuara nga stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti.

Së fundmi Rita ka dhënë një intervistë për “Prive” ku ka folur më gjatë për këngën “Big “ dhe pse vendois të shfaqej e veshur në këtë formë.

- Advertisement -

“Fillimisht kur më erdhi ideja për të bërë mini-albumin doja të kisha një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të përfaqësuar prjeardhjen time, gjë që gjithmonë e kam bërë me artin tim. Personi i vetëm që kisha në mendje ishte Valdrini, sepse i dua dizajnet e tij. Ai është aq i mirë në atë që bën dhe ai mori aq bukur gjithë esencën e kostumeve tradicionale, gjë që ishte perfekte për mua. Jam shumë falenderuese për ndihmën dhe që e bëri vizionin tonë të jetësohet”, është shprehur Rita.

Valdrini ka treguar se njihej më herët Ritën, por nuk kishte bashkëpunuar kurrë me të dhe se ishte vërtetë emocion i veçantë të punonte me një artiste shqiptare me famë botërore. Ai tha se ata të dy vendosën që të bënin bashkë elementë nga treva të ndryshme të shqiptarisë dhe se kështu rikrijoi kostumet për këngëtaren.

- Advertisement -

Stilisti tha se Rita nuk dëshironte të dukej seksi me këtë projekt dhe në këto veshje gjetën balancën e duhur mes tradicionales e modernes, që të mos dukeshin të çuditshme.

Ndërkohë Rita u shpreh se në vitin 2021 do të jetë shumë aktive me projekte të reja në muzikë dhe kinematografi. Ajo ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët e Kosovës me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

“Hej Kosovë, urime Pavarësia! Të dua shumë, shumë! Shpresoj që të vijë shumë shpejt për të bërë një koncert me dashuri për ju. Më mungoni, shumë dashuri për të gjithë”, është shprehur artistja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit