10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

PDK-ja fton Qeverinë të dorëhiqet

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se mazhoranca ka hyrë në një krizë të thellë, e kjo sipas tij po reflektohet me dështime të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeveris. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, deklaroi tutje ai.

- Advertisement -

“ Kemi hyrë në një seri të dështimeve të një pas njëshme si të seancave ashtu edhe të mbledhjeve të Kryesisë. Kjo mazhorancë siç duket ka hyrë një krizë që duket se nuk është e lehtë. Është e papërgjegjshme mos me u njoftu grupet parlamentare që mbledhja është anuluar”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se para vetes kemi një agjendë të rëndësishme , që në pikat e saj ka Gjykatën Kushtetuese, projektligje të tjera ndërkombëtare që lypin trajtim.

Këtë papërgjegjësi kaq të madhe në historinë parlamentare të Kuvendit nuk e kemi parë asnjëherë. Një mazhorancë me numra kaq të fuqishëm dhe me dështime kaq të mëdha nuk kemi parë asnjëherë”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit