2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

TV, internet e përgatitje e ushqimit së bashku: Kështu e kalojnë ditën krerët e UÇK-së në Hagë

Rekomandime

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, u arrestua nga Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it, në shtator të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Ai, u dërgua në Gjykatën Speciale në Hagë, nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve.

Derisa Gucati, po gjykohet në Hagë, procesin e tij thuajse njëjtë po e përjetojnë edhe familjarët e tij.

I biri i Hysni Gucatit, Musliu për portalin lajmi.net ka rrëfyer si e sheh familja këtë proces.

- Advertisement -

“Ne e dimë që është një proces jo i drejtë dhe arrestimin e babait në fillim e kemi prit shumë rëndë dhe kemi qenë shumë të mërzitur. Por, është krenaria ajo që nuk po na lë të mërzitemi sepse si për babin Hysni Gucatin, Nasim Haradinaj, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Salih Mustafa kanë shkuar për një kauzë dhe ideal të madh, duke mbrojtur vlerat më të mëdha të kombit shqiptar. Janë dashur 2000 vjet që të dal një lëvizje e re në vitet e ’90-ta, siç ka qenë UÇK-ja, me tërheqë vëmendjen e perëndimorëve dhe ne sot ta kemi shtetin tonë”, ka thënë Gucati.

E, mënyrën e arrestimit, pas bastisjes së zyrave nga EULEX, Gucati para gjykatës e konsideroi të panevojshëm. Të njëjtin mendim e ndan edhe i biri i tij. Ai gjithë arrestimin e konsideron thjesht spektakël.

- Advertisement -

“Ne si familje jemi prekur shumë nga kjo ndërhyrjes sepse e gjitha ka qenë një show dhe spektakël, thuajse ka qenë një film aksion. Nuk është dashtë të bëhen gjëra dhe veprime të tilla. Babai im është invalid dhe nuk do të bënte ndonjë rezistencë edhe nëse kishte dashtë. Është një njeri që është plagosur, ka qenë në gjendje ta jap edhe jetën, i ka dhënë edhe gjymtyrët e trupit. Ndërhyrja e tyre ka qenë shumë e panevojshme dhe një spektakël i madh”, ka vazhduar rrëfimin ai.

Derisa janë bërë më shumë se 4 muaj, që Gucati po mbahet në Hagë, komunikimi me familjarë nuk mungon.

“Çdo ditë komunikojmë. Temat e zakonshme, Si po kaloni?, Si jeni? A po ndiheni rahat? Si po sillen në qendrën e paraburgimit?. Sa i përket stafit të qendrës së paraburgimi, ai thotë se kanë sjellje korrekte dhe nuk ka ndonjë problem apo diçka të tillë”, ka treguar Gucati për lajmi.net.

Së bashku me Gucatin atje po gjykohen edhe Nasim Haradinaj, Salih Mustafa, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Derisa, bindjet politike i ndan në Kosovë, fatkeqësisht po i bashkon procesi gjyqësor në Hagë.

“Ne po komunikojmë me babin. Ata mirë janë. Qëndrojnë të gjithë së bashku dhe nuk është duke u mërzitur asnjëri. Prej orës 07:00, kur zgjohen, dalin nga dhomat deri në orën 20:30 të gjithë janë së bashku. Ushqimin e përgatisin së bashku, për shëtitjen që e bëjnë në hapësirat e hapura janë së bashku dhe kanë së hapësirë ku rrinë të gjithë së bashku. Kanë edhe programe të ndryshme televizive, një nga to është RTK-ja që munden me ndjek. Prej orës 20:30 secili shkon në dhomat e tyre”, ka bërë të ditur i biri i Hysni Gucatit.

Përveç kohës me bashkëluftëtarët e tij në Hagë, Gucati ka mundësi që jetë në kontakt të vazhdueshëm me familjen në Kosovë.

“Prej mëngjesit në ora 07:00 deri në ora 20:00 mund të na thërret ai, në kohë të pacaktuar. Komunikojmë përmes aplikacionit zoom, përmes video lidhjeve… Vetëm ai mund të na telefonojë, ne jo. Kurse vizita familjare nuk po na lejojnë për shkak të pandemisë”, ka vazhduar ai.

Në mënyra të ndryshme mbështetje për Gucatin dhe të tjerët në Hagë po ofrojnë qytetarët. Por, Musliu ka një thirrje për klasën politike në vend.

“Si i përket qytetarëve të Republikës së Kosovës, të gjithë janë duke dhënë një mbështetje shumë të madhe. Por, unë kishë bë lutje për të gjitha partitë politike që dalin të gjitha bashkë, të kenë një qëndrim sa më korrekt dhe pozitiv pro atyre ish-ushtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Nuk duhet të marrim për bazë se cilat parti politike përfaqësojnë ata. Për ne të gjithë janë njëjtë”, ka shtuar ai.

Pavarësisht të gjitha zhvillimeve, familja e Hysni Gucatit nuk lëkundet nga krenaria që i dha ai.

“Edhe nëse e dënojnë, edhe 100 vjet burg me ia dhënë ne jemi shumë krenar dhe të lumtur me punën dhe veprën e tij që e ka bërë dhe të gjithë shokëve të tij që janë atje”, ka përfunduar ai.

Së fundmi Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e Hysni Gucatit për heqje të masës së paraburgimit. K.H

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit