Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt.
Sot është publikuar edhe lista me votat që morën kandidatët e kësaj partie në Prishtine.
Në listën e siguruar shihet se kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka arritur të grumbullonte 7.470 vota.
Ndërsa kandidati për deputet më i votuar nga kjo parti është Uran Ismaili me 4.960 vota.
Pas tij, radhitet Memli Krasniqi me 2.624 vota të siguruara.
Në këtë listë përfshihen edhe dy aderimet më të bujshme të PDK-së, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati.
Abdullahu në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 1144 vota, ndërsa Ardian Kastrati 1476.