3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

LDK “thikë pas shpine” Albin Kurtit: Partia e Isa Mustafës i shkruan letër Trumpit e Pompeut- Kryeministri pa koordinim me ne ua dërgoi letrat

Rekomandime

Koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pësuar një “çarje” të madhe.Taksa 100% ndaj mallrave serbe i ka ndarë dy partitë partnere në bashkëqeverisje.Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se vetëm pak kohë pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti u kishte shkruar nga një letër presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të jashtëm, Pompeo, ku i kishte njoftuar për formën e heqjes së taksës ndaj Serbisë, edhe LDK u ka dërguar nga një letër dy udhëheqësve të SHBA-së.

- Advertisement -

Sipas këtyre burimeve, LDK në letrën e saj, njofton Administratën Trump se letra e kryeministrit Albin Kurti është bërë pa koordinim me partinë e Isa Mustafës.”Në këto letra LDK ndër të tjera ka theksuar se Kurti pa dijeninë dhe pa koordinimin e tyre i ka dërguar letrat Trumpit dhe Pompeot. Partia e Isa Mustafës konsideron se ata nuk pajtohen me propozimin e Kurtit për heqjen e pjesërishme të taksës”, thonë këto burime.LDK ndër të tjera, në këto letra konsideron se taksa 100% ndaj mallrave serbe duhet të hiqet menjëherë dhe se është kundër çdo mase tjetër pa pajtueshmërinë e SHBA-së.

Këto letra janë konfirmuar nga disa zyrtarë të LDK-së, por në kushte anonimiteti.Ndërkaq, zyrtarisht askush nuk ka dashur të flasë për këto letra.

Gazeta Blic ka provuar që të flas edhe me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa për këto letra, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet dhe në SMS-at e redaksisë.Në anën tjetër, në letrën e tij, Kurti e kishte njoftuar presidentin amerikan, për vendimin që do ta heq taksën 100% në mënyrë të pjesshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit