Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli në “Intervistën e Javës” në “Gazeta Blic” ka deklaruar se mundet të kandidojë për kryetare të LDK-së.Ajo tha se mundet të jetë njëra nga kandidaturat për kryetare të LDK-së.
“Mundet, kur kanë mundur njerëz që kurrë s’kanë qenë në LDK, që kanë qenë anti LDK e anti Rugovë, pse nuk u dashka unë, pse nuk paskam mundësi me qenë unë një prej kandidatëve të mundshëm.
Udhëheqja e LDK-së tash e 10 vite i ka largu të gjitha vlerat ma të fuqishme që i ka LDK-ja brenda vetes. Ne jemi aty por nuk jemi në pjes1%n udhëheqëse” tha Tërmkolli.