3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Paralajmëron Kamberi: Vuçiq po dëshiron të blejë kohë

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se do të jetë e vështirë që në këtë kohë Serbia ta njoh zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Ai këtë e ka arsyetuar me faktin se Serbia në prillin e vitit të ardhshëm mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

- Advertisement -

Presidenti Vuçiq po dëshiron të blejë kohë për njohjen e Kosovës, njëjtë sikur Boris Tadiqi.

Vuçiq në këtë kohë po shtynë marrjen e vendimit përfundimtar për Kosovën. Para zgjedhjeve në Serbi, është problematike të pritet njohja e drejtpërdrejt e Kosovës dhe që Vuçiq ta merr një hap tash para zgjedhjeve është pak e mundshme, vetëm nëse ndodh ndonjë gjë e madhe sikur ajo që ndodhi me Marrëveshjen e Uashingtonit”, ka thënë Kamberi.

Ai ka folur edhe për raportet me liderin e VV-së, Albin Kurtin. “Kam pasur shpesh takime me zotin Kurtin kur ishte në opozitë, shpresoj që ato të vazhdojnë edhe në qeveri.

- Advertisement -

Këto marrëdhënie me Kurtin i kemi pasur sikur edhe me partitë tjera. Interesi i shqiptarëve të Luginës është që të kenë raporte të drejtpërdrejta me institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit