15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ambasadori amerikan takon gruan që doli në ballinën e gazetës “Time”

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është takuar me Sherifen Lutën – fytyra e secilës u bë pasqyra që tregonte Iuftën brutaIe të Serbisë në Kosovë – ajo teksa ishte duke u larguar nga Kosova ishte fotografuar për t’u dalë në ballinën e “Time”.

Takimi i ambasadorit amerikan me Sherifen ka ndodhur në ngjarjen e organizuar në rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të dielën.

- Advertisement -

“Ishte kënaqësi të takova Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes më herët sot. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një Iufte brutaIe, pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot, ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovës referuar fjalës së ambasadorit.

Sot Kosova e ka kremtuar 23 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb.

Çlirimi erdhi pas një rezistence shqiptare ndaj forcave serbe të cilët kishin kryer GJEN0ClD në Kosovë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit