10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ushtria e Ukrainës: Rusisë ia eliminuam 32 mijë ushtarë, shkatërruam mbi 1,419 tanke

Rekomandime

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Iuftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt.

Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka eliminuar më 32.050 rusë.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan skynews.

Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.419 tanke, 3.446 automjete të blinduara, 712 sisteme artilerie, 222 raketahedhës, 97 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

- Advertisement -

Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 207 avionë, 178 helikopterë dhe 503 dronë.

Ndërsa bëhet e ditur se rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë eliminuar në iuftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, në një intervistë në mediat sociale, tha se Ukraina në 100 ditët e para të Iuftës kishte humbur rreth 10 mijë trupa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit