Skender Hyseni flet pas humbjes së LDK-së në zgjedhje, tregon se a do të kandidojë për kryetar të partisë

    0
    81

    Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, është deklaruar për herë të parë pas humbjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurt.

    Hyseni në një prononcim të shkurtë për Blic i pyetur në lidhje me arsyet e humbjes së thellë të LDK-së, ai deklaroi se nuk ka asgjë për të shtuar prej deklaratës që ka dhënë kryesia lidhur me këtë çshtje.

    “Ne jemi deklaru si Kryesi dhe unë jam pjesë e Kryesisë dhe s’kam çfarë t’i shtoj asaj që jemi deklaru”, tha ai.

    Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të brendshme në LDK dhe ka ambicie për të hedhur kanidaturën për kryetar të kësaj partia, ai tha se nuk mendon se do të kandidojë.

    “Jo, nuk kam asnjë ambicie të tillë për kryetar të LDK-së”, thotë Hyseni.

    Ai tutje ka thënë se nuk ndryshonte asgjë sa i përket punës që ka bërë ndër vite me LDK-në dhe për LDK-në.

    “Unë nuk do të ndryshoj asgjë në qasjen time ndaj LDK-së, do të punoj shumë si gjithmonë. Tek unë nuk ka patur as ngritje as rënie në përkushtimin tim për LDK-në dhe për punët në të” tha Hyseni.

    Lidhja Demokratike e Kosovës mori rezultatin më të dobët që nga koha e Ibrahim Rugovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u renditur subjekti i tretë politik me 13.08%.

    Ndërsa vendin e parë e zuri Lëvizja Vetëvendosje me mbi 48% të votave dhe në vend të dytë u rendit PDK-ja.