8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vazhdon refuzimi i zarfeve me fletëvotime nga diaspora, flasin nga KQZ

Rekomandime

1,800 zarfe nga diaspora janë aprovuar, 4,950 janë refuzuar

Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 4 950 zarfe me fletëvotime.

- Advertisement -

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se kanë shënuar progres sa i përket përmbylljes së aktiviteteve të parapara, të cilat duhet të zhvillohen.

Elezi: Janë procesuar në sistem mbi 94 % e të dhënave nga formularët e subjekteve politike

“Nga 2,382 vendvotime janë procesuar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2,247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1 814 vendvotime (76.15%)”, ka theksuar Elezi.

- Advertisement -

Sipas tij, deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2,292 vendvotime (96.22%).

Ai theksoi se janë duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre.

- Advertisement -

Elezi: Janë aprovuar rreth 11,800 zarfe me fletëvotime

“Deri më tani nga rreth 16,800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11,800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4,950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka shtuar ai.

Veç tjerash, Elezi ka bërë të ditur se nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare, ku ka treguar se sa ka zgjatur ky proces zgjedhjeve të kaluara.

Elezi: Nuk ka afat ligjor për publikimin e rezultateve përfundimtare

“Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve. Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2,254 nga 2,547 vendvotime”, ka theksuar ai.

Disa nga aktivitetet që po zhvillohen në QNR janë: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit