Pas pak supermeçi i Florian Markut kundër Rylan Charlton – këtu mund ta shikoni direkt

    0
    996

    Florian Marku do të ndeshet me Rylan Charltonin sonte në ‘Wembley Arena’ të Londrës.

    Meçi do të jetë me dhjetë runde në divisionin e lehtë, që nënkupton se limiti i peshës është 66 kilogramë.

    Kjo përballje do të zhvillohet para eventit kryesor mes David Avanesyan dhe Josh Kellyt.

    Marku futet në ring pas barazimit shokues me Jamie Steëart, i cili i la shije të hidhur shqiptarit që kishte fajësuar gjyqtarin i frustruar pas përballjes.

    Marku aktualisht ka një bilanc prej 7 fitoreve dhe një barazimi si boksier profesionist. Pesë prej këtyre fitoreve kanë ardhur me nokaut.

    Rylan Charlton, ndërkohë, ka një bilanc prej 6 fitoreve dhe një barazimi.

    Meçi fillon pas pak dhe mund ta shihni direkt duke klikuar KËTU.