Boksieri shqiptar Florian Marku, ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në karrierën profesioniste të shtunën mbrëma kundër Rylan Charltonit.
Marku fitoi pas tetë raundesh, ku kundërshtari i tij u dorëzua.
Para se të futej në ring boksieri shqiptar ka treguar se çfarë kënge ka dëgjuar.
Florian Marku u inspirua me këngën “Se po na pret gjithë vendi shpresë”.
Kjo këngë është kënduar edhe nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë zhvillimit të betejave përball okupatorit serb.