16.9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Brnabiq: Bobardimi i NATO-s KRlM montruoz, Vuçiq po Iufton për Kosovën si askush më parë

Rekomandime

Bobardimet e Natos ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë nuk kishin të bënin me sundim të ligjit, por me sundim të forcës, tha Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq mbrëmë, duke komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman Thomas Sheib, i cili ditë më parë tha se, intervenimi duhej të ndodhte për të parandaluar gje.nocidin.

- Advertisement -

Brnabiq tutje tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është “duke Iuftuar për Kosovën”, ashtu siç nuk kishte luftuar askush më parë.

Tutje, ajo theksoi se Vuçiq kurrë nuk tha asgjë që do të kompromentonte pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës, por që sipas saj, Vuçiq potencoi faktin që duhet të shikohet drejt së ardhmes.

Ndryshe, diplomati gjerman në Serbi deklaroi se bmbardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se sipas tij ishte e nevojshme për të parandaluar një ka.tastrofë humanitare dhe gjnocidin në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit