3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

75% e votave të refuzuara nga diaspora nuk janë votues të regjistruar

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar deri më tani 11,840 zarfe me fletëvotime nga diaspora të cilat kanë ardhur me postë.

Sipas arsyeve që ka dhënë ky institucion dy kategoritë më të refuzuara të këtyre zarfeve janë persona të cilët kanë dërguar fletëvotime pa qenë pjesë e listës votuese jashtë Kosovës. Bëhet fjalë për 8,914 raste gjithsej.

- Advertisement -

Nga 11,840 KQZ-ja ka refuzuar 5,078 zarfe të dërguara nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe 3,836 të tjera të dërguara nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore. Nëse shprehen në përqindje atëherë del se 75.28% e votave të refuzuara u takojnë këtyre dy kategorive.

Sipas KQZ-së arsyet tjera të refuzimit kanë të bëjnë me votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë (908), votues të paidentifikuar – votim grupor (1,551) dhe zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë (467).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit