17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Arrstohen katër zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Rekomandime

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrstuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas raportimeve të mediave, arrstimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.

- Advertisement -

Lajmin për bastisjen në këtë ministri e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

- Advertisement -

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë drejtohet nga Besian Mustafa i LDK’së, derisa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është Agim Veliu, poashtu nga kjo parti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit